back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeNisin hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun, policia: U kallëzuan nga...

Nisin hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun, policia: U kallëzuan nga dy persona pas protestës së opozitës

Të ngjajshme

Ngritet çmimi i mishit në Kosovë

Pas rritjeve të përgjithshme të çmimeve të ushqimeve, qytetarët...

Edi Basa vendos, Gjilani merr tri pikët ndaj Prishtinës

SC Gjilani ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 në...

Gjilani ia ndihmon rivalëve, e mposht Prishtinën

Gjilani ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë. Ata...

Ferizaji trondit liderin, Ballkani humb kreun

KF Ferizaj ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme...

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu.

Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej deputetëve demokratë.

Kujtojmë që në protestën e 20 shkurtit, pranë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë, deputetët Noka e Mziu u përfshinë në një konflikt me këta dy persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet ne njoftimin e policisë./Panorama.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz