back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeVoziste pa patentë shoferi, MPB: 16-vjeçari nga Tetova gjatë ikjes tentoi të...

Voziste pa patentë shoferi, MPB: 16-vjeçari nga Tetova gjatë ikjes tentoi të godiste me veturë policët

Të ngjajshme

Barcelona publikon formacionin ndaj Levantes

FC Barcelona dhe Levante UD përballen sot në ndeshjen...

Haradinaj ngjitet në majën e Gjeravicës: E përmbyllën javën e Pavarësisë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...

Një prej golave më të bukur u shënua sot në Superligë, Richards tregon klasin e tij

Skuadra e Ferizaj sot shënoi fitore të rëndësishme në...

Vritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së Trumpit

Një burrë është qëlluar për vdekje pasi hyri në...

McTominay mbyll derën për rikthim te Man United: E shoh veten gjatë te Napoli

Scott McTominay ka hedhur poshtë zërat për një rikthim...

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia e Tetovës arrestoi një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë, i cili po drejtonte një Mercedes me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Gjatë tentativës për kontroll në fshatin Neproshten, ai goditi një dollap elektrik të EVN-së dhe tentoi të aksidentojë zyrtarët policorë.

“Më 21.02.2026, në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setolë, zyrtarë policorë të Stacionit për Siguri në Trafikun Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Paraprakisht në fshatin Neproshten, i njëjti gjatë tentativës për kontroll nga policët e Stacionit të Tearcës, me shpejtësi të madhe ka goditur një dollap elektrik të EVN-së dhe ka tentuar t’i aksidentoj zyrtarët policorë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit sipas neneve 297-a dhe 288 të Kodit Penal. Ai po mbahet në stacion bashkë me automjetin dhe pas dokumentimit do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz