back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeIrani shpall forcat ajrore dhe detare të BE-së si organizata terroriste

Irani shpall forcat ajrore dhe detare të BE-së si organizata terroriste

Të ngjajshme

Vritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së Trumpit

Një burrë është qëlluar për vdekje pasi hyri në...

McTominay mbyll derën për rikthim te Man United: E shoh veten gjatë te Napoli

Scott McTominay ka hedhur poshtë zërat për një rikthim...

Trump i befasuar nga mosdorëzimi i Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Irani i ka shpallur “forcat detare dhe ajrore” të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si organizata terroriste, sipas IRNA.

“Kjo është përgjigjja e Teheranit ndaj “vendimit të paligjshëm dhe të pajustifikuar” të marrë të enjten e kaluar nga Këshilli Evropian, i cili ka përfshirë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste, pas marrëveshjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të 29 janarit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme iraniane.

“Vendimi i qeverive të BE-së është në kundërshtim me parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën, e cituar nga “Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike” (Irna).

“Irna”, iu referua një ligji iranian të vitit 2019, të miratuar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën “Gardën Revolucionare” si organizatë terroriste.

Ligji përcakton që të gjitha vendet – të cilat në çfarëdo mënyre respektojnë ose mbështesin vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – do t’i nënshtrohen masave reciproke.

Më 1 shkurt, Parlamenti iranian e shpalli “ushtritë evropiane” si organizata terroriste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz