Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shënuar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Për shkelësit e rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 2,021 gjoba trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor, ndërsa hetimet ndaj të tjerëve po vazhdojnë. /Lajmi.net/