back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportSuperliga e Kosovës rikthehet me tre duele interesante

Superliga e Kosovës rikthehet me tre duele interesante

Të ngjajshme

Fjala para Trump për Hagën, Rama: Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit do të ndikojë te trupi gjykues

Kryeministri Shqiptar Edi Rama, beson se “sensibilizimi i  ri” për...

Policia ka ndarë 2021 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna...

Rama: Kërkesa për 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është mizore dhe e padrejtë

Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më...

Një person përfundon në mbajtje në Rahovec, dyshohet për fajde

Një person i dyshuar është arrestuar mesditen e djeshme...

Albi Mall Superliga rikthehet sot me përballjet e javës së 21-të, ku vëmendja do të jetë te skuadrat që synojnë kreun e tabelës.

Lideri aktual, FC Ballkani, udhëton për t’u përballur me FC Ferizaj, në një transfertë që në letër duket e menaxhueshme, por që mund të fshehë befasi në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Ndërkohë, një nga ndeshjet më të shumëpritura zhvillohet në Gjilan, ku SC Gjilani pret FC Prishtina. Kryeqytetasit kërkojnë pikë të plota për të mbetur në hap me kreun, ndërsa vendasit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për t’i ndalur rivalët.

Sfida tjetër interesante luhet në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku KF Llapi është nikoqir i KF Drita. Për shkak të gjendjes së rënduar të fushës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, llapjanët janë detyruar ta zhvendosin ndeshjen në kryeqytet. Drita, si një nga pretendentët për titull, kërkon vazhdimësi në rezultate pozitive për të mos humbur hapin në garën për kampion.

Të tria përballjet e sotme nisin nga ora 13:00, në një ditë që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e Superligës dhe në garën për titull. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz