back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Shpërthen” prime i BBVA: Mesazhi i babait të Selin trondit shtëpinë, përplasje...

“Shpërthen” prime i BBVA: Mesazhi i babait të Selin trondit shtëpinë, përplasje e fortë me Mirin

Të ngjajshme

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të...

Koloneli Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ndryshim vendimtar për rajonin

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me...

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të...

Prime i sotëm i “Big Brother VIP Albania” solli tensione të forta në shtëpi, pasi banorët u njohën me përmbajtjen e “Kutisë së Pandorës”, ku u zbuluan mesazhe personale. Mes tyre, vëmendjen më të madhe e mori mesazhi i babait të Selin drejtuar Mirit.

Pas transmetimit të mesazhit, atmosfera u rëndua menjëherë. Selin u shfaq e prekur dhe e habitur nga fakti që, sipas saj, Miri nuk reflektoi pas fjalëve të babait të saj, transmeton lajmi.net.

“Jam pak e shokuar, por jo nga çfarë ka thënë im atë, nëse e ka parë atë sy, mendoj se ashtu është interpretuar. Shokohem nga Miri që s’ka marrë veprime të kujdesej, por arriti të thoshte ato fjalë karshi meje në shpellë. Mendoj që s’duhet ta kishte marrë shumë si ofendim, por ndihmë për të ndryshuar qasje, gjë që nuk e bëri kurrë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Miri mohoi çdo qëllim të keq, duke theksuar se situata është keqinterpretuar.

“Ka qenë emocion i interpretuar nga babai (i Selin). Nuk kanë qenë gjeste perverse. Me këtë lloj mesazhi që ka dhënë, ka thënë diçka që e ka perceptuar ai”, deklaroi ai.

Debati mes tyre ka ndezur diskutime edhe mes banorëve të tjerë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportin mes Selin dhe Mirit në ditët në vijim./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz