back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportManchester City afron distancën nga Arsenal pas fitores ndaj Newcastle

Manchester City afron distancën nga Arsenal pas fitores ndaj Newcastle

Të ngjajshme

Koloneli Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ndryshim vendimtar për rajonin

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me...

E premtoi për sivjet, Përparim Rama s’e fut tramin elektrik në buxhet

“Prej vitit të ardhshëm linja e re në funksion”. Ky...

Selin flet për marrëdhënien me Mirin: Me ardhjen e vëllait i kam kërkuar…

Pasi banorët zbuluan përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, Selin...

Ish-futbollisti i Premierligës e shënon “autogolin e vitit”

Portieri i Wellington Phoenix, Josh Oluwayemi, ish-produkt i akademisë...

Manchester City ka shfrytëzuar gabimet e Arsenalit për t’u afruar në vetëm dy pikë në garën për titull, pas triumfit 2-1 ndaj Newcastle United në Etihad Stadium.

Nico O’Reilly ishte protagonist i ndeshjes, duke shënuar golin e parë pas asistimit të Marmoush në minutën e 14-të. Newcastle barazoi përmes Lewis Hall pas asistimit të Ramsey (22’), por O’Reilly riktheu epërsinë vetëm pesë minuta më vonë me asistim nga Erling Haaland (27’).

Newcastle pati edhe një gjuajtje tjetër që do të barazonte rezultatin, por goli i Dan Burn u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Man City shkon në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se lideri Arsenal, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 10-të me 36 pikë. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz