back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeLladrovci: Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas...

Lladrovci: Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit

Të ngjajshme

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të...

Mot i vranët me riga shiu të dielën

E diela do të karakterizohet me mot kryesisht të...

Itali: Një 25-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur pranë makinës së tij

Trupi i një të riu shqiptar është gjetur i...

Pas marshit të mbajtur më 17 shkurt me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale që gjykohen në Hagë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sot.

Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe provave që mbështesin të drejtën e luftës çlirimtare dhe heronjve të saj. Ai shtoi se fjala e avokatëve dhe heronjve të luftës dhe paqes në Hagë janë argumente të forta për vendim lirues, transmeton lajmi.net.

“Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës,” shkroi Lladrovci, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Postimi i plotë: 

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.
Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.
Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.
Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz