back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeKomisioni për Personat e Zhdukur: Mbetjet mortore të Agron Gjocajt u rivarrosën...

Komisioni për Personat e Zhdukur: Mbetjet mortore të Agron Gjocajt u rivarrosën pas identifikimit përmes ADN-së

Të ngjajshme

Angli/ Dy tropojanë – truri i grabitjes së 53 milionë paundëve

Si sot plot 20 vite më parë ndodhi grabitja...

Dy shtete shqiptare në Bordin e Paqes, pse u zgjodh Shqipëria dhe Kosova?

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shqipëri, Medlir Mema ka...

Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash

Uzina Votkinsky në Udmurtia ruse, e cila prodhonte raketat...

Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit, me nderime ushtarake, u rivarros dëshmori i kombit Agron Gjocaj, i rënë më 18.08.1998, që ishte në Listën e Personave të Zhdukur deri në identifikimin e eshtrave të tij.

Në një njoftim të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur thuhet se pas gjetjes dhe identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesës së familjes, u rivarrosën mbetjet mortore të tij, të cilat u gjetën gjatë vitit 2025.

Ceremonia e rivarrimit u zhvillua në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë, të cilët nderuan jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

“Pas më shumë se 27 viteve ankthi, shprese dhe qëndrese dinjitoze, me peshën më të madhe të mbajtur nga familja e tij, Dëshmori Agron Gjocaj u rivarros me nderimin më të lartë në tokën e Kosovës së lirë që e deshi dhe për të cilin dha gjithçka.

Ky rivarrim, dhe çdo rivarrim, është një rikujtim i fuqishëm se drejtësia nuk është përmbushur plotësisht dhe se ka ende familje që presin me ankth një përgjigje” thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur me forcë, si dhe për mbrojtjen e të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz