Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.
Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.
Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja u prit në takim nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.
Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me drejtorin e lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.
Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:
Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa
Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña
Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto
Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev
Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev
Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan
Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani
Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif
Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani
Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi
Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan
Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco
Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir
Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz
Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff
Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner
Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair
Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov
Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino