Pep Guardiola ka thënë që dëshiron me ngulm që Rodri të zgjasë kontratën me Manchester Cityn.
Ai e konsideron bashkëvendësin e tij lojtar që bën dallimin në fushë dhe që e bën edhe trajnerin të ndihet rehat kur ai është në lojë.
“Do të më pëlqente që Rodri të nënshkruante një kontratë të re me Manchester Cityn, dëshpërimisht”, ka deklaruar Guardiola.
“Rodri është Rodri, Një lojtar me aq moshë sa ka, mençuri, mirëkuptim. Ka lojtarë të cilët na bëjnë të ndihemi mirë kur ata janë në fushë. Rodri është një”.
Rodri, erdhi te Manchester City në vitin 2019 nga Atletico Madridi, ku ka pasur suksese të mëdha, mes tyre një “Tripletë” në 2023.