back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeKurti: Kërcënimet hibride dhe kibernetike po trajtohen me profesionalizëm

Kurti: Kërcënimet hibride dhe kibernetike po trajtohen me profesionalizëm

Të ngjajshme

Kryeministri i Albin Kurti ka vizituar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës dhe 17-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Kurti bëri të ditur se gjatë vizitës u prit nga drejtori Petrit Ajeti, stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa u ndanë certifikata për zyrtarët e rinj dhe u përurua një objekt modern në kompleksin e AKI-së.

“Inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit, duke garantuar që Republika jonë të jetë e përgatitur për çdo sfidë dhe të marrë vendime të informuara”, ka theksuar Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai nënvizoi se në kuadër të prioriteteve për mbështetjen e sektorit të sigurisë, AKI ka pasur “mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rritje të lartë të buxhetit”, duke shtuar se kjo përkrahje do të vazhdojë.

Sipas tij, është inkurajuese që AKI “po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative”, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kurti vlerësoi se kërcënimet nga spiunazhi, kërcënimet hibride e kibernetike, ekstremizmi, radikalizmi dhe krimi i organizuar “janë trajtuar me profesionalizëm, duke ndikuar në avancimin e sigurisë kombëtare”.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për stafin e AKI-së që, sipas tij, shërben “me nder, përkushim të lartë dhe atdhedashuri, në një profesion që është mision, shpesh në heshtje, por gjithmonë në mbrojtje të Republikës dhe të qytetarëve të saj”./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz