back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeKosova e Shqipëria u zotuan për dërgim trupash në Gaza, zëdhënësi i...

Kosova e Shqipëria u zotuan për dërgim trupash në Gaza, zëdhënësi i Hamasit flet pas takimit të Bordit të Paqes në SHBA

Të ngjajshme

“CR7” i pandalshëm, shënon ndaj Al Hazemit

Cristiano Ronaldo po vazhdon me gola pas rikthimit të...

Ronaldo shënon golin 963, Al Nassr në epërsi ndaj Al Hazem

Al Nassr ka shënuar ndaj skuadrës Al Hazem në...

Osasuna i bën “hajr” Barçës, mposht Realin në shtëpi

Osasuna ka arritur një fitore të madhe në La...

Skandal në Serbi: Vuçiq detyron gruan të zbulojë sekretin para fëmijës së saj

Gjatë një vizite në Bor, presidenti i Serbisë, Aleksandar...

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, deklaroi për Agence France-Presse se lëvizja islamiste palestineze është e hapur ndaj forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Rripin e Gazes, por hodhi poshtë ato që i përshkroi si ndërhyrje në “punët e brendshme” të territorit.

“Qëndrimi ynë për forcat ndërkombëtare është i qartë: ne duam forca paqeruajtëse që të monitorojnë armëpushimin, të garantojnë zbatimin e tij dhe të shërbejnë si neutralizues midis ushtrisë pushtuese dhe popullit tonë në Rripin e Gazës, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Gazës.”, ka deklaruar ai.

Deklarata vjen pas takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, anëtarët e të cilit u zotuan të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës, e disa prej tyre si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e një force stabilizuese.

“Bordi i Paqes” është një nismë e shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i prezantuar si një mekanizëm ndërkombëtar për të koordinuar përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim, sidomos pas luftës në Gazë pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Trumpi është shpallur kryetar i Bordit, që do të thotë se ai do të vazhdojë ta kontrollojë këtë organizatë edhe pas largimit nga detyra si president./tch/

Të Fundit

Sport

ShowBiz