back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeHaradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Gjocaj: Kujtimi për të do...

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Gjocaj: Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë

Të ngjajshme

Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “angazhimi gjithëkombëtar për të...

“Vdes pa ty”/ Klodi flet për relacionin me nënën

Klodi ka folur për relacionin e tij me nënën. Ai...

Gërxhaliu: Buxheti 4 miliardësh më shumë emergjent se zhvillimor

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu ka komentuar buxhetin 4 miliardësh të...

Taksat e reja prej 15% – Si planifikon Trump t’i mbajë në fuqi tarifat

Vendimi i Gjykatës së Lartë që tarifat reciproke të...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka kujtuar Gjocajn si një ushtar të guximshëm dhe të përpiktë, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit.

Ai ka shkruar njëherësh se Agroni iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me familjarët e tij dhe kontribuoi në furnizimin me armatim, deri në ditën kur ra dëshmor më 18 gusht, në altarin e lirisë, bashkë me bashkëluftëtarët Avni Bali Sinanajn dhe Milaim Rexhë Gjocajn.

“Nga sot, trupi i tij do të prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, pranë bashkëluftëtarëve të tij. Lavdia e Agron Gjocajt është e përjetshme dhe kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin ndaj atdheut”, shkroi mes tjerash i pari i AAK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz