Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka vazhduar formën e shkëlqyer në Süper Lig.
Futbollisti i Alanyaspor realizoi një tjetër gol, kësaj radhe në përballjen ndaj İstanbul Başakşehir, duke shënuar për ndeshjen e dytë radhazi në kampionat.
Hadergjonaj gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të fuqishme dhe të saktë, duke konfirmuar formën e tij të mirë edhe në fazën sulmuese. Ky ishte goli i katërt sezonal për mbrojtësin kosovar, i cili po jep kontribut të rëndësishëm për skuadrën turke. /GazetaExpress
Florent Hadergjonaj
🇹🇷 Alanyaspor 1–2 İstanbul Başakşehirpic.twitter.com/rjBcGyixxn
— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 21, 2026