Sot rreth orës 13:25 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rugova ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne rrugën ‘ lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Istog, për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/