back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaSportE pranon Arne Slot: Liverpooli nuk do të më duroj si Kloppin

E pranon Arne Slot: Liverpooli nuk do të më duroj si Kloppin

Të ngjajshme

Nga Trump tek Infantino – me kë u takua dhe bashkëbisedoj presidentja Osmani në ShBA?

Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë...

Korenica vazhdon të shkëlqejë me Clujin, shënon ndaj Petrolulit

Meriton Korenica po vazhdon me formë të mirë me...

Takime me presidentë e kryeministra/ Si shkoi vizita e Osmanit në Uashington?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë...

Guardiola do me ngulm që Rodri të zgjasë kontratën me Cityn

Pep Guardiola ka thënë që dëshiron me ngulm që...

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka deklaruar sërish se është realist për pozicionin e tij.

Holandezi, pavarësisht se e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit në Premierligë sezonin e kaluar, pranon se nuk do të ketë të njëjtin durim që pati paraardhësi i tij, Jurgen Klopp.

“Më është bërë kjo pyetje disa muaj më parë dhe në fillim u habita pak, por kur e mendova më vonë, mendoj se tani është më e vështirë sepse flitet shumë më tepër për futbollin sesa 10 vite më parë,” tha trajneri i Reds.

“Në momentin që humbet një ose dy ndeshje, flitet shumë më tepër për këtë dhe i jepet më shumë theks. Kjo e bën më të vështirë. Mendoj se puna është bërë më e vështirë për shkak të gjithë vëmendjes mediatike”, shtoi ai.

“Jurgen bëri shumë mirë, Pep (Guardiola) bëri shumë mirë, por arritja më e madhe ndoshta është ta bësh këtë punë për 10 vite, sepse është punë e lodhshme, mund t’ju them. Shumë njerëz punojnë fort, por kjo është edhe mentalisht e vështirë”, u shpreh ai.

“A është pushteti më shumë në duart e lojtarëve tani se kurrë më parë? Do të thoja se po. Nuk mendoj se kjo ka ndryshuar në futboll. Pyetja është gjithmonë nëse pronarët apo ata që marrin vendime i dëgjojnë lojtarët nëse ata nuk janë pozitivë ndaj teje. Dhe kjo është ndryshe në çdo klub”, e mbylli ai.

Arne Slot u bë trajner i Liverpoolit në verën e vitit 2024, gjersa ishte pjesë e Feyenoordit për disa vite./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz