Qeveria britanike po shqyrton futjen e legjislacionit për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga linja e trashëgimisë mbretërore.
Ministri i Mbrojtjes Luke Pollard i tha BBC-së se masa – e cila do ta pengonte Andrew-n të bëhej ndonjëherë Mbret – ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”, pavarësisht nga rezultati i hetimit policor.
Aktualisht Andrew, vëllai i Mbretit, mbetet i teti në radhë për fronin pavarësisht se iu hoqën titujt e tij, përfshirë atë të “princit”, tetorin e kaluar për shkak të presionit për lidhjet e tij me financuesin pedofil Jeffrey Epstein.
Të enjten në mbrëmje, Andrew u lirua nën hetim 11 orë pas arrestimit të tij me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ai vazhdimisht dhe me forcë ka mohuar çdo shkelje.