Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e Tiranës se finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Policia njofton se janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak dhe është vënë në pranga 42-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Ndalesa’.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.