Harry Kane sezonin e ardhshëm mund të vesh fanellën e Barcelonës.
Kështu ka deklaruar njëri nga kandidatët për president, Xavier Vilajoana, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se tashmë ka nisur kontaktet për transferimin e sulmuesit anglez, dhe nëse zgjidhet president i Barcelonës ai do të luaj në ”Camp Nou”.
“Ajo që na mungon është një sulmues, një qendërsulmues i aftë për të lidhur lojën, por edhe një vrasës në zonë.
Ekziston një. Në fakt, ne kemi bërë tashmë disa kontakte dhe mendoj se ai është një lojtar që do të ishte një përshtatje e shkëlqyer, duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, është Harry Kane.”, ka deklaruar Vilajoana në një intervistë për ESPN.
Kane shihet si një zëvendësues i Robert Lewandowskit, i cili mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, pasi edhe i përfundon kontrata dhe klubi ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim./IndeksOnline/