back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeMolliqaj për Abdixhikun: Po sillet si shërbëtor i Kurtit dhe po dëmton...

Molliqaj për Abdixhikun: Po sillet si shërbëtor i Kurtit dhe po dëmton opozitën

Të ngjajshme

Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: Largohuni tani

Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje shtetasve...

Legjendë e gjallë: James Milner bëhet rekordmeni i Premier League

James Milner ka hyrë në histori të Premierligës angleze. Ai...

Dortmundi po e shqyrton mundësinë e nënshkrimit me Sanchon për herë të tretë

Borussia Dortmundi raportohet se po shqyrton mundësinë për ta...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar, ja arsyeja

Skuadra e Bashkimit do të jetë pa trajnerin, Igor...

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar: Kosova po vonohet me Lojërat Mesdhetare

Mbajtja e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, një moment...

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke e komentuar intervistën e tij të fundit, ai ka thënë se i pari e LDK-së e konfirmoi se do të jetë shërbëtor i kryeministrit Kurti.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Abidxhiku po tregon i ashpër me kolegët e tij dhe servil ndaj Kurtit.

“Kryetari i LDK-së e konfirmoi që do të jetë përsëri shërbëtor i Albin Kurtit. I ashpër e prerë me kolegë dhe bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me kryeministrin e Kosovës. Në 2021 me qëndrimin në sallë të deputetëve të LDK-së e mundësoi zgjedhjen e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i shërbej presindentit Kurti, nga secili vendim i saj deri të vendimi për caktimin e datës zgjedhjeve që u ankua vet ky i fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje nuk i shërben opozitës.

“Kjo qasje, e cila e reformon opozitën duke iu ofruar pushtetit, duke i shërbyer pushtetit, sa herë që ai ka nevoje, kjo qasje nuk i shërben Kosovës, kjo qasje nuk i shërben partive opozitare. Kjo qasje iu shërben grupeve të interesit dhe bizneseve për rreth kryetarit Abixhiku”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz