back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeU vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit,...

U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit, policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Istog

Të ngjajshme

Qeveria britanike shqyrton largimin e ish-Princit Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë

Qeveria britanike po shqyrton futjen e legjislacionit për të...

Barcelona synon transferimin e Harry Kane

Harry Kane sezonin e ardhshëm mund të vesh fanellën...

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet një pistoletë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar...

Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash

Zvicra ka regjistruar një performancë financiare më të mirë...

Një grua nga Istogu ka vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Policia tha se dyshohet që tashmë e ndjera është vetëplagosur me armën që ishte e burrit të saj.

Ajo u dërgua në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton rastin.

“Fsh. Isog i poshtëm, Istog 20.02.2026-15:50. Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar e plagosur me armë zjarrit në abdomen viktima femër kosovare. Dyshohet se viktima ishte vet-plagosur me armë zjarrit që i përket bashkëshortit. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës dhe rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Për këtë ngjarje mbrëmë u deklarua edhe Spitali i Pejës./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz