BallinaLajmeMbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ta...

Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ta 3 të mitur

Të ngjajshme

Nafta në Belgjikë drejt çmimit rekord

Çmimet e naftës në Belgjikë pritet të arrijnë një...

Mbretëria e Bashkuar i ndalon hyrjen Kanye Westit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndaluar Kanye...

Strehimorja për qentë endacak vetëm premtim

Komuna e Tetovës veç më ka marrëveshje me një...

4-vjeçari sulmohet nga pitbulli në Vlorë, dërgohet urgjent në spital

Një qen i llojit pitbull ka kafshuar një fëmijë...

Partia Demokratike organizoi këtë të premte protestën e katërt kombëtare, e cila u shoqërua me tensione pasi disa protestues hodhën molotov drejt policisë te Kryeministria dhe te Parlamenti i Shqipërisë. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.

Raportohet se janë shoqëruar mbi 30 protestues ndërsa në lidhje me këto shoqërime, deputetët e PD-së kanë mbërritur te Komisariati i Policisë Nr. 1, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e shoqëruar.

Të shoqëraurit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve.

Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihen deputetë të PD-së teksa hyjnë brenda Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Sipas pretendimeve që vijnë nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është dhunuar nga efektivë të policisë dhe është refuzuar të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se, pas insistimit të deputetëve demokratë, ambulanca e ka marrë protestuesin e dhunuar nga policët për ta dërguar në spital. Bardhi, deklaroi se pas protestës së katërt kombëtare të PD-së, po ashtu janë shoqëruar tre të mitur dhe një person me aftësi të kufizuara ndërsa në total tha se janë shoqëruar rreth 41 protestues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz