BallinaLajmeTirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së opozitës

Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së opozitës

Të ngjajshme

Kusari-Lila: Po shikojmë mundësinë për ndërhyrje tek sektori i transportit dhe bujqësisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

KDI kritikon projektligjin për Byronë, vë në dyshim legjitimitetin dhe transparencën

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot një konferencë...

KQZ: Mund ta ndërroni qendrën e votimit brenda komunës edhe në periudhën jozgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se tani...

Mbrëmja e së premtes është shoqëruar me tensione të forta në kryeqytet, ku protesta e opozitës ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke mbuluar zonën para institucioneve me tym nga molotovët, fishekzjarrët dhe gazi lotsjellës. Deri tani raportohet dy të lënduar, ku një prej tyre humbi ndjenjat si pasojë e gazit dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës.

Protesta nisi para Kryeministrisë, por situata u tensionua menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Disa protestues hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinës, ndërsa policia u përgjigj me autobotë me ujë, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë turmën.

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku tensionet vijuan. Në disa momente u raportua për hedhje të sendeve të forta ndaj efektivëve, ndërsa një automjet i policisë për shpërndarjen e ujit mori flakë në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Rreth orës 20:52, përplasjet para Parlamentit vijonin. Disa protestues, të pajisur me maska kundragaz, qëndruan në zonë pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Një i ri humbi ndjenjat për shkak të gazit, pasi nuk ishte i pajisur me maskë. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua drejt Traumës.

Momente tensioni u regjistruan edhe pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë që kishin kryer ritualin e agjërimit dolën me vrap për t’iu shmangur gazit lotsjellës. Video të mbërritura në redaksi tregojnë situata kaotike jashtë ambienteve të xhamisë, ndërkohë që brenda vijonin lutjet.

Gjatë protestës, Berisha u largua për pak çaste nga podiumi për arsye sigurie pas shpërthimit të molotovëve dhe fishekzjarrëve, por më pas iu bashkua sërish protestuesve, i pajisur me maskë kundragaz. Ai deklaroi se protesta nuk do të ndalet, duke theksuar se “nuk ka gjë në botë që i shpëton ata”.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar organizatorët për nxitje dhune dhe përdorim të molotovëve.

Reagim pati edhe nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila dënoi çdo akt dhune dhe i bëri thirrje organizatorëve të protestës të shmangin përfshirjen e të miturve në akte që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve dhe gazetarëve. “Dhuna nuk është zgjidhje”, theksoi ajo në deklaratën për mediat.

Paraditen e së premtes, Policia e Tiranës kishte njoftuar se nuk kishte dhënë leje për tubimin, duke paralajmëruar mundësinë e akteve të dhunës.

Ndërkohë, pas përplasjeve të forta para Kuvendit, protestuesit bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën drejt selisë së PD-së, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës. Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë monitorimin për rikthimin e plotë të rendit dhe qetësisë./Euronews.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz