back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeUlutas takon zëvendësshefin e Forcave të Armatosura zvicerane – ‘‘Shkëmbejnë pikëpamje’’ mbi...

Ulutas takon zëvendësshefin e Forcave të Armatosura zvicerane – ‘‘Shkëmbejnë pikëpamje’’ mbi situatën e sigurisë në Kosovë

Të ngjajshme

Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së opozitës

Mbrëmja e së premtes është shoqëruar me tensione të...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Moderatori i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është...

Distria Krasniqi për herë të gjashtë fiton çmimin ”Sportistja e Vitit”

Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur ceremonin e...

Como pa tre lojtarë të rëndësishëm ndaj Juventusit

Como ka konfirmuar skuadrën për ndeshjen e së shtunës...

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar me shefin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe Zëvendësshefin e Forcave të Armatosura Zvicerane, Laurent Michaud, takim i cili është zhvilluar në selinë e KFOR’it në kampin Film City, në Prishtinë, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e bërë, shtohet se, Ulutas dhe Michaud, kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

‘’ Gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Zvicrës në misionin e KFOR-it’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Postimi:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti Shefin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe Zëvendësshefin e Forcave të Armatosura Zvicerane, Gjenerallejtënant Laurent Michaud, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Zvicrës në misionin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz