back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaSportAvokatët e Mbappes nuk e lënë të qetë PSG-në, shkojnë në zyrat...

Avokatët e Mbappes nuk e lënë të qetë PSG-në, shkojnë në zyrat e klubit për çështjen e pagesave

Të ngjajshme

Como pa tre lojtarë të rëndësishëm ndaj Juventusit

Como ka konfirmuar skuadrën për ndeshjen e së shtunës...

Neymar jep lajmin e hidhur, pensionimi do të ndodh së shpejti

Neymar ka paralajmëruar pensionimin si futbollist aktiv. Sulmuesi brazilian filimisht...

Nora Gjakova nderohet me çmimin ”Aritje e veçantë” në Laureatet e Vitit nga KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur ceremonin e...

Fasule me suxhuk dhe spec turshi – Iftari modest i Loredanës

Artistja e njohur, Loredana Zefi, ka ngrënë sonte iftar...

Tre skiatorë të tjerë vdesin nga orteqet në Austri

Autoritetet thanë se tre skiatorë të tjerë u vranë...

Avokatët e Kylian Mbappe kanë zhvilluar një vizitë në selinë e Paris Saint-Germain, në kuadër të mosmarrëveshjeve financiare mes palëve.

Sipas raportimeve të Diario AS, PSG ka paguar vetëm 4 milionë euro nga 6 milionë eurot e mbetura që i detyrohen sulmuesit francez, shkruan IndeksOnline.

Një vendim gjykate ka urdhëruar klubin t’i paguajë Mbappe 60.9 milionë euro në total, prej të cilave 55 milionë euro janë shlyer deri më tani.

Ndërkohë, klubi parisien raportohet se po kërkon nga lojtari që të heqë dorë nga një pjesë e vendimit gjyqësor, konkretisht nga detyrimi që PSG të publikojë në faqen zyrtare informacion në lidhje me pagesat e kryera.

Situata mbetet e tensionuar dhe pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare apo çështja do të vazhdojë në rrugë ligjore./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz