Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.
Ky ishte takimi i parë i Konjufcës në detyrën e re me përfaqësuesen amerikane, ku u shkëmbyen urime dhe u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm mbi çështjet dhe interesat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme nën drejtimin e tij në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të si përcaktim të pandryshueshëm të institucioneve të reja.
Diskutimet përfshinë edhe proceset politike që po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja, duke nxjerrë në pah angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet strategjike të interesit kombëtar.
Ky takim konsolidon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe diplomatik mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke synuar stabilitet dhe avancim të dialogut në fushat kyçe të politikës së jashtme.
Njoftimi i plotë: