Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në Turqi, pasi kishte lënë ambientet e klubit të tij, Sivasspor.
28-vjeçari po udhëtonte me automjetin personal kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në anë të rrugës. Sipas raportimeve të mediave turke, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa lojtari nuk ka pësuar lëndime serioze.
Manaj pritet të mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, ndërsa për ngjarjen pritet edhe një reagim zyrtar nga klubi.
Pas lajmit për aksidentin, tifozët e Sivassporit kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë sulmuesit shqiptar. /GazetaExpress