BallinaLajmeKurti premtoi vetë se do ta rindërtoj Xhaminë e Ibrit, por deputetët...

Kurti premtoi vetë se do ta rindërtoj Xhaminë e Ibrit, por deputetët e VV-së sot votuan KUNDËR që ajo të përfshihet në buxhetin e këtij viti

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...

Kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës kishte dhënë premtime të shumta.

Njëra nga to ishte rindërtimi e Xhamisë së Ibrit, që ishte djegur gjatë luftës nga forcat serbe, transmeton lajmi.net.

“Xhamia e Ibrit sivjet i bën 250 vjet që nga ndërtimi, por ajo u dogj më 2 maj 1999. Prandaj, në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë këtë xhami. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore, pa dallim, që janë dëmtuar, do t’i rinovojmë dhe rindërtojmë”, kishte thënë Kurti në hapjen e fushatës në Mitrovicë të Jugut.

Por, sot, pak muaj pas këtij premtimi, Vetëvendosje i ka hëngër fjalët.

Fillimisht, rindërtimi i Xhamisë së Ibrit nuk ishte përfshirë fare në buxhetin e këtij viti. Në leximin e dytë të buxhetit sot, si amandament për ta vendosur në buxhet e propozoi deputeti i PDK-së, Eman Rrahamani.

Por, VV nuk e përkrahi këtë amandament.

21 deputet votuan pro, 51 kundër dhe 6 abstenuan./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz