BallinaLajmeEkstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me urdhërarrest...

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 20.02.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit nga policia i dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që ai kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike” dhe se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz