back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeLajm i dhimbshëm: Ndahet nga jeta ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Jahir Musa...

Lajm i dhimbshëm: Ndahet nga jeta ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Jahir Musa ( FOTO)

Të ngjajshme

Java e minatorëve – Haradinaj: Ju lutem, Trepça duhet të jetë prioritet i parë

Në shënim të përvjetorit të Javës së grevës së...

Projekti i turbinave me erë në Rahovec, Latifi takohet me auditorët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar...

Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS-in dhe Al-Nusrën

Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngrirë...

Pas Kristit, nga BBVA sonte del Mateo

Pas eliminimit të Kristit, lajmi që po bën bujë në...

Sot, më 20 shkurt 2026, ka ndërruar jetë ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije Jahir Musa nga Bajgora, e cila pas luftës shërbeu si sekretare e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) – Dega në Mitrovicë, përcjellë Drenica Press.
E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës çlirimtare, duke shërbyer në Zonën Operative të Shalës, në kuadër të Brigada 141 Mehë Uka. Kontributi i saj në radhët e UÇK-së vlerësohet si i përkushtuar dhe i denjë në shërbim të lirisë së vendit.
Pas përfundimit të luftës, Sanije Musa vazhdoi angazhimin e saj në jetën shoqërore dhe organizative, duke dhënë një kontribut të veçantë në OVL të UÇK-së në Mitrovicë, ku ushtroi detyrën e sekretares me nder dhe përgjegjësi.
Ajo do të kujtohet si një luftëtare e vendosur për liri dhe si një grua me vlera të larta njerëzore e shoqërore.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në ora 12:00, në varrezat e të merituarëve në Shipol, Mitrovicë.
Ngushëllime familjes Musa, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Rafet Ibishi
Kryetar i OVL të UÇK-së
Dega Mitrovicë

Të Fundit

Sport

ShowBiz