Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij.
Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhje ”.
Kërkesa e Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘vjedhje’.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].