back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeAsgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë

Asgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë

Të ngjajshme

Rey Manaj përfshihet në aksident rrugor në Turqi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen...

Milano, hajduti i bankës ngec i bllokuar për 9 orë në kasafortë

Një burrë që hyri me forcë në një bankë...

Julian Alvarez drejt Barcelonës? Reagojnë agjentët e sulmuesit

Lidhjet mes Barcelona dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Julian...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.

Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz