Gjatë mbledhjes së dytë të Qeveria e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti u ndal tek rëndësia historike e Epopesë së UÇK-së, por bëri një gabim të lehtë në renditjen e muajve.
Ai u përpoq të shpjegonte rëndësinë e ngjarjeve të marsit dhe shkurtit në historinë e Kosovës, duke u ngatërruar pak në formulim, transmeton lajmi.net.
“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen pas marsit, m’falni shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri.”, tha Kurti./lajmi.net/