back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaSportVinicius i zhgënjyer nga Mourinho pas incidentit në Lisbonë

Vinicius i zhgënjyer nga Mourinho pas incidentit në Lisbonë

Të ngjajshme

Rritje e ndjeshme e sponsorizimeve në sportin kosovar në 2025

Raporti vjetor i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Haradinaj në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Akte të guximshme e moment kthese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar  sot 37-vjetorin...

Besnik Tahiri me kritika ndaj qeverisë për mospranim të amendamenteve

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka...

Incidenti i fundit në stadiumin e Benficas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes me Real Madrid.

Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benficas, Jose Mourinho, e menaxhoi situatën. Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Gianluca Prestianni, dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Mourinhon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze. Deklaratat e trajnerit kanë shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në botën e futbollit. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz