back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeAbdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Të ngjajshme

Drita e humbet ndeshjen në minutën e fundit, Celje del fitimtare nga “Fadil Vokrri”

Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje...

Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të...

Mbrëmje dramatike në Prishtinë: Celje triumfon në fund ndaj Dritës

Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në...

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë në studio televizive pas procesit të votëbesimit në parti, duke thënë se ofrimi i dorëheqjes ishte një akt përgjegjësie personale pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në Debat Plus, Abdixhiku, i cili më 31 janar i mbijetoi votëbesimit të kërkuar në Kuvendin e LDK-së, tha se vendimi për ta vënë mandatin në dispozicion të partisë ishte një detyrim moral dhe politik.

“Ishte përgjegjësi individuale. E shtruar para të vetmit vend, që unë besoj që duhet të japim përgjegjësi. Me gjithë respektin jo në studio televizive, jo në rrjete sociale. Por, në organet partiake të LDK-së. Lideri mund të bëjë shumë gjëra, por një gjë nuk i falet. Është që të mos marr përgjegjësi për rezultatin. Pavarësisht arsyetimeve unë mora përgjegjësinë, ofrova dorëheqjen time. Dhe mbi këtë bazë e nisa procesin e besimit ose jo të anëtarësisë së LDK-së ndaj meje”, ka thënë Abdixhiku.

Procesi i votëbesimit erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku LDK-ja mori 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i dobët i partisë që nga paslufta.

Të Fundit

Sport

ShowBiz