back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeKu pritet të vendosen trupat e Forcës për Stabilizimin e Gazës, ku...

Ku pritet të vendosen trupat e Forcës për Stabilizimin e Gazës, ku do të marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova?

Të ngjajshme

Drita e humbet ndeshjen në minutën e fundit, Celje del fitimtare nga “Fadil Vokrri”

Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje...

Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të...

Mbrëmje dramatike në Prishtinë: Celje triumfon në fund ndaj Dritës

Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në...

Komandat i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori amerikan, Jasper Jeffer, dha më shumë hollësi enjten gjatë takimit të Bordit për këtë forcë.

“Pesë vendet e para kanë angazhuar trupa për të shërbyer në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) – Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Dy vende kanë marrë përsipër të trajnojnë policinë – Egjipti dhe Jordania”, tha Jeffers.

Jeffers shtoi gjithashtu se ISF do të nisë me dislokimin në Rafah, në jug të Gazës, ku do të trajnojë policinë atje dhe më pas do të “zgjerohet sektor pas sektori”.

Plani afatgjatë, sipas Jeffers, është të përdoren 20 mijë trupa të ISF-së dhe të trajnohen 12 mijë 000 policë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.

Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mbi 60.000 njerëz të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz