Sot, Ambasadori gjerman Rainer Rudolph dhe Zëvendës Ambasadori Christian Böttcher vizituan Kryeministrin Kurti, për siç thuhet në njoftim, t’i përcjellë letrën e urimit nga Kancelari Friedrich Merz.
Kancelari Merz shprehet se mezi pret të punojë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis dy vendeve. Ai më tej thekson:
“Qeveria juaj përballet me detyra sfiduese përpara. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për të çuar përpara integrimin euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE. Jini të sigurt se, në Gjermani, Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në krah të saj për këto përpjekje.”
Në takimin e tyre me Kryeministrin Kurti, Ambasadori Rudolph dhe Zëvendës Ambasadori Böttcher u përqendruan në përcaktimin e hapave konkretë të mëtejshëm duke e çuar bashkëpunimin dypalësh në ekonomi dhe siguri në nivelin tjetër.
Postimi i plotë: