back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeHaliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që...

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Të ngjajshme

Sa të huajve u refuzohet shtetësia zvicerane në Gjenevë dhe pse?

Gjeneva ka shkallën më të lartë të natyralizimit në...

Ku pritet të vendosen trupat e Forcës për Stabilizimin e Gazës, ku do të marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova?

Komandat i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori amerikan, Jasper Jeffer,...

Grenell poston fjalën e presidentit të SHBA- Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua!

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump...

Lajm i mirë për Kosovën, lëndohet kapiteni i Sllovakisë

Kosova ka marr një lajm të mirë, një muaj...

TV duhet të zgjasë vetëm një sezon

Nga Stranger Things te Killing Eve, duket se shumë...

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë ishin domethënëse, me një mesazh të qartë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe sakrificës së tyre.

Haliti beson se përfundimi i procesit do të çojë në shfajësimin e të akuzuarve për të gjitha akuzat që ata kanë marrë.

Haliti theksoi se nga ajo që ka ndjekur gjatë procesit, ka arritur në përfundimin se të katër liderët e UÇK-së janë shfaqur të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të mbrojtur luftën çlirimtare dhe jo vetëm veten.

“Aq sa kam mundur ta ndjekë procesin në Hagë, kam vërejtur fjalën e avokatëve dhe të prokurorëve e gjyqtarëve dhe në fund të akuzuarve që njëra palë fajëson, tjetra kundërshton. Fjala e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit ishte domethënëse me mesazh të qartë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe sakrificës së tyre. Nga ajo që kam dëgjuar kam konstatuar që vërtetë ka qenë një gatishmëri me përgjegjshmëri të naltë të katërve për tu paraqitur në Gjykatën Speciale për ta mbrojtur jo vetën, aq sa luftën çlirimtare, po besoj që përfundimi i tyre do të jetë shfajësimin e tyre për të gjitha akuzat që janë bërë”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Haliti ka shprehur se ata e kanë mbështetur këtë iniciativë, por ka kritikuar vendimin për të zhvilluar hetimet jashtë Kosovës.

Ai ka theksuar se ndoshta gabimi kryesor ka qenë që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë, duke sugjeruar se kjo do të kishte sjellë një proces më të drejtë dhe transparent.

“Ne kemi mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë të grupit parlamentar të cilën ka qenë Thaçi, Veseli e Krasniqi dhe ne e kemi vlerësuar që është e domosdoshme të bëhet, të hetohemi të gjithë pa përjashtim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por skam menduar asnjëherë që zgjat aq shumë…gabimi ynë është që nuk jemi deklaruar që kjo Gjykatë të bëhet në Kosovë ose hetimet të zhvillohen në Kosovë”, përfundoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz