back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeKomisioni për Buxhet dhe Financa voton në mënyrë unanime që buxheti i...

Komisioni për Buxhet dhe Financa voton në mënyrë unanime që buxheti i Prishtinës të përfshihet në projekt-buxhetin për vitin 2026

Të ngjajshme

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

Shkruan: Mero Baze Është shumë e vështirë që në një...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të Superligës...

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Kçiq, një fëmijë dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka...

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar me unanimitet përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës në projekt-buxhetin e vitit 2026, një hap që kryetari Përparim Rama e konsideron vendimtar për stabilitetin financiar dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Vendimi u mor me 10 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim, dhe do të sigurojë një bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve infrastrukturore, shërbimeve publike dhe projekteve strategjike që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryetari Rama vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të komunës në përgatitjen e dokumentacionit dhe tabelave të nevojshme sipas kërkesave ligjore. Ai njoftoi se Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion zhvillimor, duke siguruar që çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret për qytetarët.

Postimi i plotë: 

Miratimi unanim në Komisionin për Buxhet dhe Financa për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin e vitit 2026 është një hap i rëndësishëm për Prishtinën dhe për qytetarët tanë.
Vendimi i marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që i kemi planifikuar për vitin e ardhshëm. Kjo na mundëson të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte strategjike që përmirësojnë cilësinë e jetës në Kryeqytet.
Procesi është përmbyllur nga Komuna e Prishtinës me përkushtim dhe profesionalizëm, duke përgatitur të gjitha dokumentet dhe tabelat e nevojshme në përputhje me kërkesat ligjore.
Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë zhvillimor, duke u siguruar që çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret për qytetarët tanë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz