Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.
Ambasada gjermane përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se futbolli është në thelb të të dy kulturave dhe vazhdon të forcojë lidhjen e ngushtë mes Gjermanisë dhe Kosovës.
“Një sport. Dy shtete. Një lidhje e fortë. Gjermania mbetet partner i rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit të futbollit në Kosovë, përforcimin e bashkëpunimit, ekspertizës dhe vlerave të përbashkëta përmes sportit”.
“Futbolli bashkon kombet tona – ndërtimi i urave, krijimi i mundësive dhe forcimi i partneritetit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.