BallinaLajmeUlet numri i rasteve të gripit, krahasuar me javën e kaluar

Ulet numri i rasteve të gripit, krahasuar me javën e kaluar

Të ngjajshme

Maguire e vazhdon kontratën me Man Utd

Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi Harry Maguire ka...

Ka pasur prekje me Selin poshtë krevatit? Miri vë përfundimisht pikat mbi “i”

Rogerti, Edisa dhe Juela e kanë vënë në shënjestër...

Lushaku-Sadriu i reagon Haradinajt: Komunikimi politik duhet të jetë me maturi e respekt

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas debatit...

Gjatë javës së shtatë të këtij viti, në Maqedoni u raportuan 1.150 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, dhe krahasuar me javën e kaluar (1.306 raste), përbën rënie prej 11.9 përqind, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e tij të fundit, transmeton Portalb.mk.

Numri i rasteve të raportuara këtë javë është dukshëm më i ulët se e njëjta periudhë e sezonit të kaluar, kur u regjistruan 2.726 raste, që është një rënie prej 57.8 përqind.

Analiza sipas grupmoshës tregon se numri më i madh i pacientëve, 621 persona, janë të moshës 15 deri në 64 vjeç. Pas tyre vijnë 229 fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, 157 fëmijë nga 0 deri në 4 vjeç dhe 143 persona mbi 65 vjeç.

Që nga fillimi i sezonit 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin ka arritur në 13.871.

Shumica e rasteve u regjistruan në janar – 9.135 raste, në shkurt u raportuan 2.456 raste, në dhjetor pati 1.324 raste, dhe një numër dukshëm më i vogël rastesh u regjistruan në nëntor – 438 dhe në tetor 338 raste.

Të dhënat tregojnë se sezoni arriti kulmin në janar, pas së cilës numri i rasteve u ul gradualisht. Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë apel për respektimin e masave parandaluese, veçanërisht tek qytetarët më të rinj dhe të moshuar, të cilët janë kategoritë më të rrezikuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz