Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky subjekt politik ende nuk ka nisur konsultimet me partitë e tjera lidhur me çështjen e presidentit.
Ajo theksoi se prioritet aktual mbetet miratimi i buxhetit, ndërsa diskutimet për zgjedhjen e presidentit do të pasojnë pas përmbylljes së kësaj çështjeje.
“Është e rëndësishme që te finalizohet çështja e buxhetit, nesër është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha Nagavci për RTV21./Lajmi.net/