back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeAmbasadori Rudolph për Kosovën: Lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe...

Ambasadori Rudolph për Kosovën: Lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe ndihen çdo ditë

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka dhënë intervistën e tij të parë ekskluzive në emisionin “Politiko” ku ka folur për përshtypjet e para nga qëndrimi i tij në Kosovë dhe raportet mes dy vendeve.

Rudolph ka bërë të ditur se ka ardhur në Kosovë në muajin tetor dhe se javët e para i kanë lënë përshtypje shumë pozitive.

Ai theksoi se kishte fatin të ishte i pranishëm edhe në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të cilin e përshkroi si një përvojë të veçantë.

“Në nivel personal, ky është vendi më i mirë në botë për një diplomat gjerman për të punuar, sepse çdo ditë e ndiej thellë lidhjen e fortë mes dy vendeve tona. Këtë e përjetoj në takimet e mia të përditshme në Prishtinë, por edhe anembanë vendit. Këto lidhje shkojnë përtej skenës politike – janë lidhje të thella mes popujve tanë që datojnë prej kohësh dhe i përjetoj çdo ditë”, ka deklaruar ambasadori.

Të Fundit

Sport

ShowBiz