back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeHektor Beqiri: Sot u mbyll një kapitull i gjatë, i rëndë, por...

Hektor Beqiri: Sot u mbyll një kapitull i gjatë, i rëndë, por krenar në Hagë

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë.

Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, ka reaguar veprimtari i njohur Hektor Beqiri, duke theksuar peshën emocionale dhe historike të këtij momenti.

Beqiri ka thënë se sot u mbyll një kapitull i gjatë, i rëndë, por krenar në Hagë. Një kapitull  i cili sipas tij  për më shumë se pesë vite vuri në provë  durimin, besimin dhe zemrën e çdo shqiptari.

“Edhe sot, si ditën e parë, shkova për t’i parë dhe për t’i përshëndetur shokët e mi. Shkova me shpresën se kjo ishte hera e fundit që i shoh nga larg. Me shpresën se herën tjetër do t’i përqafoj të lirë. Ata nuk kërkuan mëshirë. Nuk kërkuan privilegj. Kërkuan vetëm drejtësi. Dhe unë jam shumë i bindur se trupi gjykues do të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm. Një vendim që do të jetë fitore jo për katër burra si individë, por për Kosovën. Për atdheun tonë. Për historinë. Sepse edhe sot, përballë botës, ata e mbrojtën Kosovën me dinjitet e krenari. Si atëherë. Si gjithmonë”, ka thënë Beqiri.

Reagimi i plotë i Beqirit:

Sot u mbyll një kapitull i gjatë, i rëndë, por krenar në Hagë. Një kapitull që për më shumë se pesë vite vuri në provë durimin, besimin dhe zemrën e çdo shqiptari.

Edhe sot, si ditën e parë, shkova për t’i parë dhe për t’i përshëndetur shokët e mi. Shkova me shpresën se kjo ishte hera e fundit që i shoh nga larg. Me shpresën se herën tjetër do t’i përqafoj të lirë.

Ata nuk kërkuan mëshirë.

Nuk kërkuan privilegj.

Kërkuan vetëm drejtësi.

Dhe unë jam shumë i bindur se trupi gjykues do të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm.

Një vendim që do të jetë fitore jo për katër burra si individë, por për Kosovën. Për atdheun tonë. Për historinë.

Sepse edhe sot, përballë botës, ata e mbrojtën Kosovën me dinjitet e krenari. Si atëherë. Si gjithmonë.

Le të presim me besim.

Le të qëndrojmë të bashkuar.

Sepse liria ka pasur çmim.

Dhe e vërteta nuk mund të tjetërsohet!

Të Fundit

Sport

ShowBiz