back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmePetkoviq reagon pasi Kurti kërkoi që krimet e “Sarajevo Safari” të hetohen...

Petkoviq reagon pasi Kurti kërkoi që krimet e “Sarajevo Safari” të hetohen në gjykatë ndërkombëtare

Të ngjajshme

Rudolph: Kosova duhet të shmangë zgjedhjet e parakohshme dhe paqëndrueshmërinë institucionale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar...

“Raporti i Klodit dhe Benitës”, temë diskutimi në BBVK

Raporti mes Klodit dhe Benitës ishte temë diskutimi në...

Ambasadori Rudolph për Kosovën: Lidhjet mes dy vendeve janë të thella dhe ndihen çdo ditë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka dhënë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi dhe fakte lidhur me rastin “Sarajevo safari”, duke theksuar se për hetimin dhe gjykimin e tij duhet të angazhohet një instancë e posaçme ndërkombëtare gjyqësore.

Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar përmes “X”, kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Ai pretendoi se “sulmet e bashkërenduara” ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sipas tij me “skenarë të shpikur” synojnë, sipas tij, ta dehumanizojnë atë, duke i cilësuar pretendimet për “Sarajevo safari” si të pavërteta dhe të mohuara më parë.

Tutje, Petkovoq duke propagnaduar shtoi se “nuk do t’ia dalin! Por do të vijë dita e gjykimit kur Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj serbëve”.

Sulmi i përbashkët i Kurtit dhe bllokuesve ndaj Presidentit Vuçiç me skenarë të sajuar janë pjesë e së njëjtës matricë dhe burojnë nga e njëjta qendër pushteti me qëllim çnjerëzorizimin e Vuçiqit. Nuk ka gënjeshtër që ata nuk do ta përhapin, përfshirë këtë për “Safari-n e Sarajevës” që është mohuar njëqind herë, vetëm për ta rrëzuar atë”.

“Ata nuk do t’ia dalin mbanë! Por do të vijë dita për gjykatën ku Kurti do të mbahet përgjegjës për të gjitha krimet kundër serbëve’, ka propaganduar Petkoviq. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz