back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeHodaj: Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve...

Hodaj: Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve policor

Të ngjajshme

100 për qind kamatë mujore, arrestohen dy të dyshuar për fajde, në Prizren

Janë arrestuar dy persona nën dyshimin për fajde. Të...

Rama e nis ditën me fjalimin për krerët e UÇK-së në Washington

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin e...

Edi Rama nis ditën me fjalimin ikonik në Bordin e Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin e...

Edi Rama nis ditën me fjalimin në Bordin e Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin e...

Të premten parashikohen reshje shiu dhe bore në malet

Të premten pritet depërtimi i një sistemi frontal me...

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë dy muajve të parë të vitit, Inspektorati ka vazhduar të trajtojë një numër të konsiderueshëm aktivitetesh që lidhen me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, si dhe hetimet ndaj zyrtarëve policor të dyshuar për vepra penale ose shkelje të rënda disiplinore.

Ai, ka theksuar se rastet më të shpeshta përfshijnë keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, manipulim me prova, kanosje, shkaktim të lëndimeve trupore dhe aksidente në trafik.

“Këto janë rastet për të cilat qytetarët ankohen më shumë, dhe në të cilat ne kemi ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve policor”, ka thënë Hodaj, duke shtuar se masat e suspendimit ndaj policëve varen nga natyra e rastit.

Hodaj ka sqaruar se suspendimi aplikohet kur qëndrimi i zyrtarit policor mund të pengojë procesin hetimor ose të dëmtojë imazhin e Policisë.

“Suspendimi në fazën e hetimeve bëhet për interes të procedurave hetimore”, ka shtuar ai në Dukagjin.

Ai gjithashtu ka njoftuar se zyrtarët policor, përveç trajnimeve bazike, ndjekin edhe kurse për menaxhimin dhe de-eskalimin e situatave të tensionuara.

Hodaj ka theksuar se ka një trend rritjeje të ankesave të qytetarëve, të cilin e sheh si pasojë të rritjes së vetëdijes së qytetarëve për të raportuar shkeljet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz