back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmePolicia arreston dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Policia arreston dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Të ngjajshme

Pas Kristit, nga BBVA sonte del Mateo

Pas eliminimit të Kristit, lajmi që po bën bujë në...

Norvegjia, rekord medaljesh të arta në ‘Milano-Cortina 2026’

“Milano-Cortina 2026” po rezulton një edicion historik për Norvegjinë,...

Deklarata përçarëse e priftit katolik Don Shan Zefi: Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar

Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk publikoi një reportazh...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje të paautorizuar.

Në Ferizaj, Policia e arrestoi një 24-vjeçar, pasi pas bastisjes në një lokal, i është gjetur një pistoletë me tetë fishekë, transmeton lajmi.net.
Ai gjatë intervistimit e ka pranuar se arma është e tij.
Kurse, në Kaçanik u arrestua një 45-vjeçar pasi iu gjet një pushkë gjuetie.
Më poshtë keni raportin e plotë nga dy rastet: 
Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve në Ferizaj dhe Kaçanik
Më datën 17.02.2026, rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se personi Sh.R. (24 vjeç) posedon armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, më datën 18.02.2026, rreth orës 09:10, në fshatin Kotlinë në Kaçanik, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka sekuestruar një armë zjarri (pushkë gjuetie) me 13 fishekë.
I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç), është shoqëruar në stacion policor dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz