back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti pret Sir Geoffrey Nice, diskutojnë çështje juridike dhe mbështetjen për të...

Kurti pret Sir Geoffrey Nice, diskutojnë çështje juridike dhe mbështetjen për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë Wi-Fi-n

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se...

Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për...

Sa të huajve u refuzohet shtetësia zvicerane në Gjenevë dhe pse?

Gjeneva ka shkallën më të lartë të natyralizimit në...

Ku pritet të vendosen trupat e Forcës për Stabilizimin e Gazës, ku do të marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova?

Komandat i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori amerikan, Jasper Jeffer,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Sir Geoffrey Nice, i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj.

“Me këtë rast, Sir Geoffrey e uroi Kryeministrin për rizgjedhjen e tij në detyrë, duke e përgëzuar për fitoren plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për angazhimin e tij në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Sir Geoffrey Nice është jurist dhe avokat i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike.

Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit.

Përvoja e tij e gjerë në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë.

Ai ka këshilluar edhe qeveri të mëparshme të Republikës së Kosovës lidhur me një mori çështjesh juridike që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti dhe z. Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

Në veçanti, Kryeministri e informoi z. Nice për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur, në forma të ndryshme dhe brenda kornizës ligjore, të akuzuarit e kësaj Gjykate.

“Nga ana e tij, z. Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim/Indeksonline/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz