back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeSekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, uron Osmanin për 18-vjetorin...

Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Mot i vranët me riga shiu të dielën

E diela do të karakterizohet me mot kryesisht të...

Dy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea – Burnley

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Wesley Fofana, ka denoncuar mesazhet raciste...

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të...

Koloneli Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ndryshim vendimtar për rajonin

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me...

Në mesazhin e saj të urimit me rastin e 17 Shkurtit, Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, u ka përcjellë urime të përzemërta institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të komunitetit frankofon.

Ajo ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës si pjesë e Frankofonisë që nga anëtarësimi në vitin 2014, duke theksuar se kontributi i saj vazhdon të pasurojë diversitetin kulturor dhe gjuhësor të këtij komuniteti. Sekretarja e Përgjithshme ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen aktive të Kosovës në Konferencën e 46-të Ministrore të Frankofonisë, duke e cilësuar përmbylljen e saj të suksesshme si dëshmi të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet shteteve anëtare.

Në këtë kontekst, znj. Mushikiwabo ka shprehur bindjen se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj aktiv për suksesin e samitit dhe për avancimin e misionit ndërkombëtar të Frankofonisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz